Këngëtari Ed Sheeran nuk përballon dot fyerjet e fansave, heq dorë nga Twitter

Këngëtari Ed Sheeran nuk përballon dot fyerjet e fansave, heq dorë nga Twitter

Ed Sheeran ka hequr dorë nga Twitter dhe ka një arsye shumë të fortë për vendimin që ka marrë.

Sipas këngëtarit me famë botërore ai nuk do ta përdorë më Twitter pasi mori një valë sharjesh nga komentuesit.

“Unë nuk mund ti lexoj komentet në Twitter, njerëzit thonë shumë gjëra”- është shprehur Ed për The Sun.

 “Një koment mund të rrënojë ditën tënde. Kjo është arsyeja pse kam hequr dorë.”

Ylli i muzikës i cili ka 19 milionë ndjekës, thotë se do ta mbajë llogarinë hapur dhe do të ndajë me fansat vetëm përditësimet automatike nga faqja e tij në Instagram.

26-vjeçari e ka pasur shumë të vështirë të përballojë fyerjet e disa fansave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy