Më shumë privatësi në Whatsapp/ Përdoruesit do mund të dërgojnë mesazhe edhe pa ndarë numrin e tyre të telefonit

Më shumë privatësi në Whatsapp/ Përdoruesit do mund të dërgojnë mesazhe edhe pa ndarë numrin e tyre të telefonit

Whatsapp do të lançojë së shpejti një funksion të ri që do i shërbejë atyre që përdorin aplikacionin e mesazheve për punë, atyre  që shesin dhe shkëmbejnë artikuj në internet etj.

Njerëzit do të mund të regjistrohen me një emër përdoruesi për t'u lidhur me llogarinë e tyre pa ndarë numrin e telefonit. 

Funksion i dobishëm për ata që përdorin telefonin për punë, për ata që shesin dhe shkëmbejnë objekte në internet ose për ata që kontaktojnë njerëz të caktuar  vetëm një herë, ndoshta për të organizuar një udhëtim ose një takim. Ose thjesht sepse nuk duan të shkëmbejmë numrin tonë të telefonit.

Si masë e mëtejshme e privatësisë, do të futet edhe një kod Pin katër ose gjashtë shifror , i cili do të shoqërohet me emrin e përdoruesit, i cili duhet të jetë i njohur për të gjithë ata që duan të fillojnë një bisedë me përdoruesin.

Kur do të jenë të disponueshme këto veçori të reja? 

Zhvilluesit e Whatsapp janë duke i testuar ato dhe ndoshta ato tashmë do të jenë të dukshme në përditësimet e ardhshme të aplikacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy