
Fotografi Bill Ray, i njohur kryesisht për punën e tij për revistën “Life”, vdiq në moshën 84-vjeçare. Lindur në Nebraska më 1936, ai punoi në gazetat lokale, për t’u bërë më pas pjesë e stafit të revistës “Life” dhe fotografoi 46 kopertina për “Newsweek”. Ai u bë i njohur për imazhet e tij të të famshmëve, mbuloi klubin e motorëve “Hells Angels” dhe pasojat e trazirave në Watts.

Ray Charles duke interpretuar në Carnegie Hall në New York, 1966

"Beatles" në aeroportin e Los Angeles në turneun e tyre të dytë në SHBA, 1965

Fëmijët në lagjen Watts të Los Angeles, 1966. Grafitet në pjesën e përparme të dyqanit tregojnë mbështetje të dhunës, në vazhdën e trazirave të Watts.

“Hell Angels” të San Bernardino drejt Bakersfield, Kaliforni, 1965

Marilyn Monroe duke kënduar “Gëzuar Ditëlindjen” presidentit John F Kennedy në skena në Madison Square Garden, tre muaj para vdekjes së saj, 1962.

Ronald Reagan duke bërë fushatë si një kandidat për guvernator, i mbështetur nga një protestues i ri, 1966

Një grup veteranësh të Vietnamit në spitalin e San Francisko, 1967

Ushtari Elvis Presley duke krehur flokët, 1958

Ca "Zonja të Vjetra", të dashurat e anëtarëve të klubit të motoristëve “Hells Angels”, Kaliforni, 1965

Andy Warhol me një aparat polaroid, New York, 1980

Faye Dunaway dhe Steve McQueen përsërisin provat për “Thomas Crown Affair”, 1967

Bill Ray në moshën 11-vjeçare me një aparat fotografik “Speed Graphic”, 1947 /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/



