
Fakti se ku gjendet sot opozita dhe qeveria karshi popullit, për politikologun Alban Daci, shihet më shumë se një pushtet absolut i qeverisjen Rama.
I ftuar në “MCNlive”, Daci thotë se më këtë qeverisje po rriten akoma më shumë tendencat për një alternativë populiste.
Sipas tij, përsa më lart, populli po shkon drejt një tendence drejt një linje të trettë.
Kundrejt padrejtësive të qeverisjes po rriten gjithnjë e më tepër tendencat për një alternativë populiste. Nëse do të kishim një vend normal, në zgjedhjet e ardhshme, Rama nuk do të merrte aq sa mori vota.
Kemi një qeverisje të tejskajshme, të konsumuar, një pushtte absolut, që sillet si një diktat, ne që jetojmë jashtë, kur vijmë këtu e shohim që njerëzit, p.sh., nuk kane alternativë tjetër ngrohje, p.sh., gazi, pos energjisë elektrike, dhe nu përballojnë asnjë lloj çmimesh në krizë, prandaj duhet thënë se Rama jo që ka frikë nga protestat e opozitës, por ka frikë nga një lëvizje të tretë popullor që vjen natyrshëm nga pakënaqësitë.
Nëse një popull e nënshtron shumë, nuk ka popull që sot nuk do të reagonte, prandaj nëse do te vazhdohet me këtë lloj metode, ku nuk përfaqësohet nga asnjë lloj opozite, populli do të kërkoj një opozitë të tretë, opozita nuk duhet të lejoj këto “kiqa-miqa”, mes tyre po duhet të shikojë përtej kësaj dhe te interesat e popullit.



