Ilda Zhulali kandidate për deputete në PD në ‘MCN Live’ ka komentuar për ‘përplasjen’ mes Ramës dhe Veliajt sa i përket emërimit të kryetares së bashkisë në mungesë të tij për të cilin u shpreh se është shkelur Kushtetuta e vendit nga ana e kryeministrit.
Ajo tha se Rama dhe Veliaj e kanë kthyer Bashkinë e Tiranës në një ndërmarrje private, teksa theksoi se as vetë anëtarët e këshillit bashkiak nuk e dinë se kush i administron 500 mln euro buxhet të këtij institucioni.
Sipas saj shkresa zyrtare nuk i është bërë e ditur as vetë Këshillit Bashkiak dhe se me gjithë këto skandale bashkia duhet të kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe Veliaj duhet të ishte shkarkuar.
Unë jam anëtare e këshillit bashkiak dhe kjo nuk është diçka që ndodhi dje, kemi parë se pas arrestimit të Velijt për 9 akuza të korrupsionit dhe nuk janë pak ai ka akuzën më të rëndë deri tani dhe pas këtij arrestimi pamë se në këshillin bashkiak të Tiranës nuk pati asnjë reagim, kudo flitej për arrestimin e tij dhe i vetmi institucion që e kishte për detyrë ishte këshilli bashkiak.
I kishim paraprirë kësaj sjellje duke i kërkuar që të futej në rend të ditës arrestimi i tij dhe e dyta llogaridhënia nga ana e Ristanit se kush do e drejtonte atë dhe elementi i tretë ishte se mbledhja u zhvillua menjëherë pas mitingut që kryeministrin realizoi në shesh.
Ajo që ne pamë ishte një miting elektoral dhe një presion i drejtpërdrejtë i kryeministrit dhe më të rëndë e bëri deklarata e nënkryetares kur i tha kryeministrit mirëserdhe në bashki.
Më tej ajo theksoi se veprimet e kryeministrit shkelin Kushtetutën e vendit, kartën e autonomisë vendore dhe se këto shkelje kanë arritur në një fazë tjetër, jo vetëm që nuk pati llogaridhënie, por Rama dhe Veliaj po sillen me Bashkinë e Tiranës si një ndërmarrje private dhe jo si institucion.
Përtej mesazheve që kanë qarkulluar ata mes tyre, ajo që është më e rëndësishme është se cili është personi që mban përgjegjësi për 500 mln euro buxhet të bashkisë së Tiranës dhe ne nuk kemi asnjë informacion se cili është autoriteti që ka të drejtën e kësaj firme.
Fillimisht na u tha se ishte Ristani e komanduar, por ajo që e bënë situatën më të rëndë është se në media janë hedhur shkresa të firmosura por kush i ka firmosur, Veliaj është në burg por përsa kohë është i pashkarkuar ai ka të drejtën e firmës.
Problemi është se bashkia e Tiranës duhet të kishte shkuar menjëherë në zgjedhje të parakohshme dhe se Veliaj pas gjithë skandalit që ka ndodhur duhet të ishte shkarkuar.



