Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko diskutoi situatën lidhur me termocentralin bërthamor të Çernobilit me homologun e tij rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike mes tyre, pas së cilës ai udhëzoi specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji të objektit.
Sipas raportit të agjencisë BelTA, të enjten, presidenti bjellorus tha në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes për sigurinë kombëtare, se një natë më parë kishte një bisedë telefonike me Putinin, i cili e kishte informuar atë për situatën rreth centralit bërthamor të Çernobilit.
Lukashenko tha se kishte udhëzuar specialistët bjellorusë për të siguruar energji për termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Ne mund ta shohim vetë dhe të dhënat e tyre përkojnë me tonat: furnizimi me energji elektrike në termocentralin e Çernobilit është ndalur. Ju e kuptoni shumë mirë që vetë centrali prodhon energji elektrike, por gjithashtu konsumon shumë energji elektrike për të funksionuar.
Ai theksoi se specialistët bjellorusë janë të angazhuar me rregullimin e furnizimit me energji elektrike në Çernobil. Sipas tij, një gjë e tillë është e nevojshme për të ruajtur sigurinë e objektit pasi furnizimi me energji elektrike u frenua nga ukrainasit në mes të sulmeve të vazhdueshme.



