Pacolli: Serbia mund të bëhet faktor i paqes në rajon

Pacolli: Serbia mund të bëhet faktor i paqes në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet  Pacolli ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet, dhe se Serbia mund të luajë një rol konstruktiv në këtë dhe të bëhet faktor i paqes, por gjithashtu duhet të “përballet me realitetin”.

Ai në një intervistë për Blicin serb i pyetur se çfarë do të ishte zgjidhja e tij për Kosovën në mënyrë që të dyja palët do të ishin të kënaqura,  “duke qenë se Kosova për Serbinë është pjesë e territorit të saj, ndërsa për shqiptarët shtet” tha se do të ishte respekt dhe bashkëpunim i ndërsjellë, “duke pranuar realitetin se ka dy shtete që kanë nevojë për të ndërtuar një të ardhme për qytetarët e tyre “, transmeton Klan Kosova.

Sipas Blicit, kërkesa për  intervistë Pacollit iu dërgua në gjuhën angleze, ndërsa ai përgjigjet i ka dhënë serbisht dhe atë në alfabetin cirilik.

Ai thotë se serbët janë njerëz të mirë, por ata që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të sillen para drejtësisë.

I pyetur se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serb, kryediplomati kosovar ka thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe “në përputhje me kushtetutën”.

Hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, të iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si hap të guximshëm, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se Serbia nuk guxon të mbetet peng i të kaluarës, ajo duhet të përballet me realitetin e fakteve e të ligjeve. Sot Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës”, ka thënë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy