Rajoni i Lezhës është përfshire nga reshjet e shiut pas ditëve me diell dhe temperaturave të larta.
Prej orëve të mëngjesit të kësaj të marte moti ka qenë e paqëndrueshëm, e për pasojë edhe plazhet e Shëngjinit janë boshatisur.
Çadrat dhe shezlonet janë mbyllur, por nuk kanë munguar ata që kanë sfiduar motin duke u larë në ujë, pavarësisht detit të trazuar.
Ndërkohe moti pritet të përmirësohet në orët në vijim, çka pritet të rikthejë dhe pushuesit në plazh dhe sezoni turistik pritet të vijojë normalisht.
E njëjta situatë ka ndodhur dhe në plazhin e Durrësit. Vija bregdetare këtë të martë ka qenë e boshatisur. Shkak janë bërë reshjet, të cilat kanë larguar pushuesit.



