Gazetari Lorenc Rabeta tha në studion e emisionit “MCN Economy” se situatat e fundit me mikrokreditë tregojnë që i gjithë sistemi financiar shqiptar ka dështuar.
Unë them që ka dështuar sistemi financiar shqiptar në të gjitha hallkat, qoftë sa i përket rregullatorëve, qoftë sa i përket aktorëve dhe qoftë sa i përket edhe legjislacionit.
Që ku u vendos në sekuestro MCA dhe Final janë përpjekur të gjej dokumente për kompanitë dhe kam në dorë një kërkesë që MCA i dërgon një gjykate për të marrë të drejtën, për të ekzekutuar titullin ekzekutiv të një kreditori të keq.
Pse them ka dështuar i gjithë sistemi?
Si mund të shkojë në gjykatë një hua prej 17 mijë lekë, baza e kësaj kërkesë-padie që bën MCA është kredi prej 17 mijë lekësh.



