Dalin në dritë të tjera detaje nga afera e inceneratorëve. Një ndër personat e arrestuar nga SPAK rezulton me lidhje familjare me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Bëhet fjalë për Namik Simixhiu i cili është edhe anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Megjithëse Veliaj ka firmosur për inceneratorin, ende nuk ka asnjë masë ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Namik Simixhiu, i cili në këtë dokument, figuron si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që dha koncesionin për inceneratorin e Tiranës, ishte edhe drejtor pranë Bashkisë Tiranë.
MCN mëson se Simixhiu është kushëriri i parë i vjehrrës së Veliajt, pra familjar i ngushtë i Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut. Ai rezulton dhe anëtar i bordit të Entit Rregullator të Ujit, ndërsa ka mbajtur edhe një post që e implikon direkt në aferën e inceneratorëve, drejtor i pastrimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës.



