PD: Kompania e motrës së drejtoreshës në Bashkisë e Tiranës ka marrë miliona lekë tendera nga bashkia

PD: Kompania e motrës së drejtoreshës në Bashkisë e Tiranës ka marrë miliona lekë tendera nga bashkia

Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja dhe dokumente nëpërmjet të cilave denoncon një tjetër vjedhje në Bashkinë e Tiranës.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranës, Klevis Balliu teksa publikoi disa materiale nga selia blu tha se kompania e motrës së drejtoreshës së bashkisë së Tiranës ka marrë dhe vijon të marrë miliona lekë tendera nga bashkia.

ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.

Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:

1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:

Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.

‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)

Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh

2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:

Loti I:Studim projektim, për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’

Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.

Balliu tha në denoncimin e tij se përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj  paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë.

PD ka thirrur një tjetër protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy