
Pedagogu Emilio Çika tha ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv se diskutimet mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe zyrtarëve të lartë të Kosovës përfshinin një fushë të gjërë që lidheshin më mbështjen që i jep Greqia Kosovës dhe perspektivën për të ardhmen.
Dendias zhvilloi vizita në ditë të ndryshme në të gjithë Ballkanin, së fundmi ishte dhe vizita në Kosovë pas asaj të Malit të Zi. Ministri i Jashtëm i Greqisë pati takime të nivelit të lartë, takoi Kurtin. Diskutimet kishin një fushë të gjërë, që lidheshin me persepktivën dhe mbështjen që Greqia i jep Kosovës, por edhe për projektet kryesisht ato energjitike.
Çika tha se Dendias kërkon t’i japë Turqisë mesazhin se Greqia nuk është një vend i izoluar, por që është anëtare e BE-së dhe vepron në kuadër të këtij fakti.
Pas vizitës së fundit të kryeministrit grek në SHBA kemi një retorikë të vazhdueshme që është ngritur nga ana e Turqisë. Greqia është përpjekur të mos i hedhë benzinë zjarrit. Janë mesazhe që Dendias i ka drejtuar kundrejt Turqisë, dhe në pyetjet e gazetarëve retorika e tij është për t'i treguar Turqisë që nuk është e izoluar, por është vend i BE dhe vepron në këtë kuadër.
Çika tha se vizita e Dendias në Kosovë nduhet të parë edhe në një dimension tjetër, atë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe jo vetëm në kuadër të “Ballknit të Hapur”.
Kosova për arsye të politikës së saj të brendshme nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur. Lajmi i fundit ishte ai i pjesëmarrjes së Malit të Zi. Kosova ka një rëndësi të veçantë në lidhje me pjesëmarrjen apo jo në këtë nismë. Akoma më e rëndësishmë është dhe për Shqipërinë. Kjo nismë është e mbështetur nga Rama , Vuçiç dhe Zaev. Vizita e Dendias duhet parë dhe në një dimension tjetër jo vetëm në 'Ballkanin e Hapur' por edhe si rritje e bashkëpunimit. Greqia nuk e njeh Kosovën, por defacto është njohës e etnitetit të shtetit të Kosovës.
Greqia ka zgjedhur gjtihmonë Perëndimin, është pro-perëndimore, proevropiane, pro forcimit të marrëdhënieve me BE. Lufta në Ukrainë nxorri akoma në pah këtë dimension të politikës së Jashtme të Greqisë. Gjë që shfaqet me vizitën e kryeministrit Grek në Greqi por edhe me rifreskimin e marrëveshjes me SHBA dhe Greqisë.
Çika tha se nuk mendon se ngërçi i njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia ka të bëjë me ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Në lidhje me Greqinë do thoja që ajo, që ngërci i njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia nuk ka të bëjë me ndikimin e Rusisë në këtë zonë. Vizita e fundit tregon që Greqia është në marrëdhënie të plota me shtetin e Kosovës.



