
Qeveria talebane i ka ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën Bamiyan.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Virtytit dhe Vesit në Afganistan, Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar vendosjen hixhabin brenda parkut.
Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t'i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.
Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009.
Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz nga e drejta për t’u argëtuar në park.
UNESCO e përshkruan parkun si një "grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike".



