Një blogere që udhëton nëpër botë dhe poston foto nga këto udhëtime në Instagram mbeti pa fjalë kur zbuloi se një grua kishte bërë të njëjtat foto, duke e kopjuar deri në detajet më të vogla. Lauren Bullen dhe i dashuri i saj Jack Morris udhëtojnë botën dhe ndajnë me njerëzit foto që u ngjajnë kartolinave. Në Instagram, ata kanë mbi 2 milionë ndjekës.
Por Lauren krejt papritur zbuloi se një grua brune, e cila gjithashtu ka një blog, bënte të njëjtat udhëtime menjëherë pas saj dhe postonte foto pothuajse identike.
“Mu duk diçka e sëmurë kjo që pashë. U tremba”, ka thënë ajo për Daily Mail në Australi.



