Kosova ka hartuar më parë se Shqipëria një plan kombëtar të territorit, ndaj do të japë ndihmesën e saj për relazimin e këtij plani edhe tek ne. Kjo është bërë e ditur nga Ministrja Gjermeni, ku pas takimit me homologun e Kosovës, Ferat Shala, dhanë një konferecë të përbashkët për median. Sipas deklaratave të tyre Shqipëria dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin me produkte konkrete në fushën e planifikimit të territorit, në nivel kombëtar e vendor, strehimit, legalizimit dhe standardeve urbane
