
Vijon të mbetet mister vdekja e dy të moshuarve në Dropull.
Gazetarja Jonida Qirko tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se pista kryesore ku po kryhen hetimet, është ajo e vrasjes nga një person i afërt i çiftit të bashkëshortëve.
Kanë kërkuar drejtësi. Ata duan të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Ka pasur rritje të numrit të personave të shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës. Shifra e personave të shoqëruar ka shkuar në 12. Janë persona të zonës, por edhe të njerëz të afërm. Nuk kemi ende zbardhje të ngjarjes. Dyshohen 3 persona. Policia nuk ka dhënë detaje edhe për shkak të sekretit hetimor. Sipas pistës kryesore, bëhet fjalë për një vrasje të mirëfilltë, vrasëso mund të ketë pasur njohje me çiftin pasi nuk ka pasur britma që të tregojë që çifti ka debatuar, dyshohet se ka qenë një person që çifti njihte.



