Shpenzimet për Foltoren, Hoxha: Kontribut vullnetar (VIDEO)

Shpenzimet për Foltoren, Hoxha: Kontribut vullnetar (VIDEO)

Demokratët që mbështesin Sali Berishën kanë nisur organizimin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Detaje të reja zbuloi për edicionin e lajmeve të MCN TV edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha. Ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit do të mbahet në Air Albania për shkak të numrit të madh të personave që pritet të jenë pjesëmarrës, ndërkohë që shtoi se procesi do të jetë transparent dhe i pakontestueshëm.

I pyetur lidhur me shpenzimet e Foltores, Hoxha u shpreh se janë kontribut vullnetar edhe pse do duhej të ishte financuar nga PD pasi është thirrur nga anëtarësia.

Intervista:

Si do të bëhet verifikimi i delegatëve? Si do të procedohet dhe ku do të mbahet?

Hoxha: Do bëjmë gjithçka për hir të transparencës dhe do sigurohemi për votuesit e kuvendit kombëtar. Në fillim u hodhën dyshime për firmat, më pas thanë si njohim, këto janë boshllëqe. Do mbahet në Air Albania. Do kenë mundësi të gjithë ta ndjekin. Do ketë komision sipas statutit të PD. Nëse nuk vjen kryetari i partisë, partia ka gjithë zinxhirin e vet. Do jenë disa delegatë dhe se cilët do të jenë nuk është vendosur. Mund të vijë Salianji, Duma apo të tjerë. Nuk mund të hysh në ambientin ku mblidhen delegatët pa mjetin e identifikimit dhe kodin. Ne do dëshmojmë sa pjesëmarrje ka.

Kjo duket më shumë si tregim force, duket si miting.

Hoxha: Ç’të keqe ka të vijnë ta ndjekin. Do jenë 40 mijë veta aty dhe Basha vetëm në zyrë që kreh flokët. Në politikë mbështetja të mban.

Është folur edhe për ftesa për trupin diplomatik?

Hoxha: Nuk kam informacion, por duhet të ftohen, nuk ka asgjë të keqe të jenë.

Ka një numër specifik sa do të jenë?

Hoxha: Sipas statutit duheshin 1,800 firma dhe kur ne i dorëzuam ishin 4,800 firma. Ne po bëjmë një proces të pakontestueshëm. Ne meritonim të ishin në pushtet sot. Do bëjmë gjithçka për transparencë. Emrat janë lexuar dhe asnjë nga ata që ka dëgjuar emrin nuk ka pasur kontestime.

A ka diskutime në bazë për protesta?

Hoxha: Protestat janë jetike për vendin sepse jemi vendi i dytë më i korruptuar në botë. PD pasi të kalojë këtë krizë do të mbajë maksimumin e opozitarizmit në vend. Koha ka ardhur tani.

Mund të mbahet protesta para datë 18?

Hoxha: Unë mendoj se jemi vonë. Boll ka qëndruar komod zotëria. Rama bën si kampion sepse ka blerë kundërshtarin.

Shpenzimet për Foltoren kush i mbulon?

Hoxha: Shpenzimet e Foltores janë të gjitha vullnetare. Në fakt do duhej të ishte financuar nga PD pasi është thirrur nga anëtarësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy