Luftanija amerikane tranzit në Detin e Kinës

Luftanija amerikane tranzit në Detin e Kinës

Marina amerikane njoftoi se luftanija e saj me raketa të drejtuara USS Milius kreu sot një mision mbi të drejtat dhe liritë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore, pranë ishujve Spratly, të pretenduara nga Pekini.

Njoftimi erdhi pasi ushtria e Kinës u angazhua në stërvitjet e fundit ushtarake prej tre ditësh në shkallë të gjerë rreth Tajvanit në përgjigje të takimit të javës së kaluar në Los Anxhelos midis Presidentes të Taipeit Tsai Ing-wen dhe kryetarit të Dhomës Amerikane Kevin McCarthy.

Marina e SHBA tha se “operacioni i luftanijes është në përputhje me ligjin ndërkombëtar|.

Ndërkohë janë zbuluar 70 avionë kinezë dhe 11 anije luftarake nga forcat e armatosura tajvaneze rreth ishullit në 24 orët e fundit, raportim i bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Taipeit, në ditën e tretë dhe të fundit të “Manovra të përbashkëta të mprehjes së shpatës” të shpallura nga Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës të shtunën.

35 avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe arritën në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (Adiz) në jugperëndim dhe juglindje të Tajvanit, ndërkohë u raportua për herë të parë aktiviteti i aeroplanmbajtëses Shandong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy