Afati i fundit për regjistrimin e listës shumë emërore të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit është data 29 prill. Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka sqaruar nëpërmjet një konference për shtyp se partitë kanë afat deri në mesnatë të kësaj të shtune. Reagimi i KQZ-së erdhi pas pretendimeve të Partisë demokratike se ka skaduar afati.



