Gjiganti francez i luksit blen “Tiffany” për 16.2 miliardë dollarë

Gjiganti francez i luksit blen “Tiffany” për 16.2 miliardë dollarë

Grupi që ka në pronësi markën e luksit Louis Vuitton, LVMH, ka pranuar të blejë Tiffany për 16.2 miliardë dollarë, blerja më e madhe që ka kryer në historinë e saj. Prodhuesi francez i mallrave luksoze synon të rikthejë shkëlqimin e argjendarisë amerikane duke investuar në dyqane dhe koleksione të reja.

Blerja do të rrisë sektorin e argjendarisë së LVMH-së, pjesë e të cilës janë Bulgari dhe Tag Heuer, do ta ndihmojë atë të zgjerohet në një nga sektorët më të shpejtë në rritje të industrisë dhe të rritë praninë e tij në tregun amerikan.

LVMH do të përballet me sfida, pasi skema e blerjeve ka pësuar ndryshime dhe blerësit kinezë tërhiqen nga Shtetet e Bashkuara për të blerë më shumë produkte në vend, një nga efektet anësore të luftës tregtare Pekin-Uashington, që ka rënduar “Tiffany”.

Megjithatë, marka me qendër në Nju-Jork, e themeluar në vitin 1837 dhe e njohur për kutitë e saj blu, vijon të mbetet simboli i unazave të fejesës dhe vetëm një pjesë e vogël e rivalëve mund të krahasohen me të, siç është Cartier në pronësi të Richemont.

"Është një ikonë amerikane, e cila tani do të bëhet edhe franceze", tha shefi ekzekutiv i LVMH, Arnault, në një intervistë për Reuters.

Blerja kurorëzon një seri blerjesh përmes të cilave Arnault, njeriu më i pasur i Francës, ka ndërtuar konglomeratin e tij, duke përfshirë markat e modës si Christian Dior, kantinat dhe shitësit me pakicë të bukurisë si Sephora.

Jo të gjitha markat në pronësinë e grupit janë fitimprurëse njësoj - grupi po përpiqet të rigjallërojë markën e tij, Marc Jacobs - por Arnault përmendi blerjen e “Bulgari” në vitin 2011 si model për Tiffany.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy