
Deputeti demokrat Luan Baçi, protestën e djeshme të Partisë Demokratike, teksa mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK, për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës, nuk e sheh si çështje numrash.
Çështje numrash janë votimet, protestat, mitingjet, tubimet, janë produkt i atyre detyrave që merr përsipër opozita për ti krijuar në momente të caktuara.
Protesta e djeshme, ose takimi i shumë demokratëve para Kryesisë së Kuvendit, ishte vazhdimi i atij aksioni opozitar që opozita ka ndërmarrë ndër kohë. Nuk është një proces i shkëputur.
Nga studio e MCN Live, Baçi deklaroi se opozita i përgjigjet të gjitha lëvizjeve dhe goditjeve që i bën mazhoranca Partisë Demokratike.
Sipas tij, aksioni opozitar vazhdon në mënyrë të pandërprerë, e rëndësishme është që qytetarët të përgjigjen vetë në mbështetje të opozitës.
Protesta është në vazhdimësi, krahas goditjes që mazhoranca i ka bërë opozitës në dy vjet, kur e panë që nuk e godasin dot PD dhe opozitën, filluan sulmin ndaj kryetarit të PD.
Kur e paimagjinueshmja u bë fakt, grupi parlamentar i PD u bashkua.
Në momentin që grupi parlamentar u bashkua, menjëherë pushuan së foluri dhe filluan goditjet ndaj kryetarit të PD.
Një ditë të bukur, i dërguan urdhrin e SPAK për kufizimin e lëvizjes së tij dhe detyrim paraqitje.
Nëse Sali Berisha nuk do ishte kryetari i PD, jam i bindur që askush nuk do merrej me të.
Por në momentin që u vu në krye të PD me parimin një anëtar një votë, Edi Ramës i iku nga kontrolli opozita.
Kësisoj menduan që ta godasin Sali Berishën, ta izolojnë në shtëpi. Por nuk mund të izolosh 600 mijë shqiptarë.
Mund të izolohet Sali Berisha fizikisht, por nuk mund të izolohet lëvizja opozitare.
Protesta do të jetë e vazhdueshme dhe jo në mënyrë të pandërprerë, por në ditë të veçantë.
Siç është ajo që do të ketë parlamenti. Kryetari i PD, nuk ka qenë që dje të ketë një protestë, pasi do të merrej personale.
Por ishim ne që vendosëm, pasi do të ishte për çdo deputet që ka paligjshmëri.
Unë nuk do të votoj për heqjen e mandatit të Berishës, se është një vendim i paligjshëm, bazuar në një vendim të paligjshëm.
Sepse SPAK duhet të kishte dorëzuar dhe kërkesën e parë për detyrim paraqitje në parlament.
SPAK është i paaftë, mund të jetë përgatitur një kurth se në tre vjet nën hetim nuk është thirrur asnjëherë.
Ata nuk presin as Gjykatën Kushtetuese që të shprehet.



