Dyrnjaja: Diçka e mirë që protesta po ndodh. Rama po përdor oligarkët për të vjedhur

Dyrnjaja: Diçka e mirë që protesta po ndodh. Rama po përdor oligarkët për të vjedhur

Gazetari Denis Dyrnjaja thotë protesta e opozitës është protestë e shumëpritur për shkak të paralajmërimit pre kohësh pres protestë masive.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se janë angazhuar gjithë strukturat edhe të Partisë së Lirisë edhe të Partisë Demokratike dhe pritet pjesëmarrje masive.

Për mua nuk ka rëndësi numri, le të themi do jenë 100 mijë, çështja është se në biseda të ndryshme me politikanë të rëndësishëm, përfshirë kreun e saj Berisha, ka paqartësi për axhendën e protestës dhe çfarë do prodhojë.

Ka një risi nga protestat e mëparshme nën drejtimin e Bashës. Duket se është lënë një lloj improvizimi aty për aty. Mbi gjithçka është diçka e mirë që protesta po ndodh.

Rehatia nuk prodhon asgjë, i gjithë skalioni i elektoratit të dy partive do dalë në shesh, do jenë rreth 20 folës, përfshi dy liderët, pas kësaj nuk dimë asgjë çfarë do ndodhë.

Një variant revolte është ulja e qepenave, mbyll dyqanet. Protesta trondit ndjeshmëritë tona, por dhe mazhorancën.

Rama po i përdor oligarkët, me ligje pa ligje. Po vjedhin, kjo është e vërteta. Kjo është revolta, këtë duan të dëgjojnë njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy