Konstitucionalisti, njëkohësisht ish deputeti, Sokol Hazizaj në një intervistë per TemA TV ka shpjeguar se pse kjo refomë nuk duhet të niste nga ekspertët për çështjet teknike, por nga debati politik apo konsensusi mes palëve.
Hazizaj tha se ky draft do të kthehet nga Venecia pasi ai nuk është i plotë dhe ka ardhur si vullnet vetëm i një force politike siç është PS. Duke e trajtuar si të tillë refomën, pra të cunguar, Hazizaj tha se politika për shumë kohë do të ketë ndikim në sistemin e Drejtësisë.



