Një shqiptari, emigrant në Itali duket se nuk i ka dalë inati me të fejuarën e tij aq sa jo vetëm ka dhunuar këtë të fundit, por edhe kushdo që është përpjekur ta ndalojë.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka bërë për spital të fejuarën e tij, në banesën e tyre.
Por 33 vjeçari shqiptar nuk e ka lënë me kaq. Të nesërmen ai ka shkuar edhe në spital ku ajo ndodhej, dhe ka nisur të dhunojë mjekun e shërbimit dhe një infermiere. Shqiptari ka dhunuar edhe një polic italian që u përpoq ta ndalonte.
Është dashur ndërhyrja e disa oficerëve të policisë që të prangosin shqiptarin. Ai është arrestuar më pas dhe është lënë 30 ditë në burg përpara se të dalë para gjykatës.



