
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vdekjet misterioze në Rusi kanë ardhur në rritje. Pas oligarkëve, bankierëve, drejtuesve të kompanive të mëdha të gazit, tashmë është radha e balerinëve.
Tre artistë të baletit janë gjetur të pajetë në Moskë, brenda një muaji.
Njëri prej tyre ishte balerini kryesor i një kompanie prestigjioze. Baleti i Kremlinit, Anatoly Soi, 23 vjeç, emri kryesor i kompanisë së Moskës, për të cilin u raportua se u asfiksua për shkak të një rrjedhje gazi.
Por zinxhiri filloi edhe më herët. Me vdekjen e një balerine 15-vjeçare e cila studionte në një nga shkollat e koreografisë në Moskë.
Rasti më i fundit ka përfshirë Alesya Lazareva 20 vjeç, trupi i së cilës u gjet, në 29 maj në tualet.
Por cilat janë shkaqet? Lazareva, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore, ra papritmas në banjë dhe humbi ndjenjat.
Ajo ishte një artiste e kompanisë së teatrit klasik të baletit “Kasatkina dhe Vasilev”. Kishte fituar konkursin ndërkombëtar “Arabesque” me emrin Ekaterina Maksimova dhe kishte marrë çmimin Galina Ulanova. Çmime prestigjioze kushtuar kujtimit të yjeve më të mëdhenj të artit të kërcimit rus. E reja po përgatitej për Konkursin Ndërkombëtar të XIV të Valleve Klasike në Teatrin Bolshoi. Ajo lindi në Samara dhe më pas u transferua në Moskë.
Teatri i Baletit Klasik në median sociale ruse VKontakte e kujton atë si një balerinë të rafinuar dhe të fortë, e cila pak ditë para vdekjes së saj, më 27 maj, kërceu në baletin “Don Kishoti”.
Një defekt në sistemin e ngrohjes në banesën e tij, është i dyshuari kryesor kryesor për vdekjen e Anatoli Soit. Tre vdekje misterioze të balerinëve që vijnë njëra pas tjetrës. Por misteri për vdekjen 15-vjeçares është edhe më i madh, për shkak se nuk dihet identiteti i saj. Kjo pasi për shkak të moshës së saj të re, hetuesit e kanë ruajtur konfidencialitetin e saj.



