
Në zonën e Shëngjinit, ka kohë që një pjesë e saj përshkruhet nga gurët që rrëshqasin dhe përbëjnë rrezik për banorët e këtushëm, dhe jo vetëm.
Lidhur më këtë, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha për edicionin e sotëm në “MCN live”, se ky është një problem i kamotshëm, së cilës i ka “ndihmuar” edhe ndërtimi pa kriter rrëzë rrugëve, të cilat përbëjnë rrezik nga rënia e gurëve.
“Është zonë problematike që herë pas herë shfaq probleme prej vitesh nga rënia e gurëve. Një pjesë e rrugës së aksit është ndihmuar me prita nga qeveria, mirëpo projekti duhet të vazhdoj sipër banesave sepse ka disa banesa të cilat janë të rrezikuara sepse ato janë bërë pa kriter, ngjitur në mal, edhe pyllëzimi aty është inekzistent.
Sipas Ndreut, aty po punohet në verifikimin e saktë të emergjencave nëse do të duhej të bëhet evakuimi i tërë zonës, apo për vendosjen e masave tjera të domosdoshme.
“Ne po verifikojmë emergjencat për të bërë një raportim përfundimtar nëse do të shkohet me evakuimn përfundimtar të tërë zonës, apo për masa të tjera për të vendosur prita të tjera në zonë për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla”.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, thotë se pas verifikimit të përgjithshëm nëse gjenden para faktit për të evakuuar zonën, normalisht që familjet do të trajtohen me bonus qiraje.
“Problematikë e shfaqur prej vitesh, edhe nga ndërtimet pa kriter aty, duke i ndërtuar shtëpitë në një terren të rrezikshëm, dhe na ngelet neve të japi zgjidhje, do hajë kohën e vet sepse me ekipin e emergjencave po përpilojmë sa ka problematika, sa shtëpi të rrezikuara janë, dhe me emergjencat në qendër do të bëjmë një projekt për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Gjithë zona ka problematika edhe nga zona e Torrovices edhe zona e Shëngjinit, por projekti duhet të vazhdoj edhe më tej. Ende s’ka numër ta banesave, sepse presim raportin nga emergjencat, porse në qoftëse do të vendosim se sa do të evakuohen, natyrisht se bashkia do të përballoj kostot, familjet do të marrin bonus qiraje, pastaj investimet më tej, do të konkludohen edhe me Drejtorinë e emergjencave”



