
Sokol Lekaj autori i librit “Dy ditë për një jetë” ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Novela e tij me një personazh austriak dhe një vajzë malësore gjatë Luftës së Dytë Botërore tregon ethosin dhe mendësitë e zonës.
“Fabula është një zakon i malësoreve është që për shkak të mikpritjes së ekzagjeruar bënte që një prej grave të familjes ti shërbente mikut për gjithë kohën. Ky është një fakt shumë interesat. Miqve për shkak të kultit të mikut i ofrohet gjithçka. Unë kam bërë një triller. Dhe këtë mund ta ketë pasur një kullë në 20 kulla ose vetëm një në disa familje. Romani mbështet një rrëfenjë që besohet të jetë e vërtetë”, tha Lekaj.



