Hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të tjera mesazhe përmes të cilave pretendojnë se kanë prekur të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë, ndryshe nga sa deklaron ky institucion. Hakerat i bëjnë thirrje qeverisë që të shkarkojë punonjësit që merren me mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve dhe të ndërtojë dhe njëherë faqen e shërbimeve e-Albania.



