Macron akuzon zyrtarin izraelit për ndërhyrje në zgjedhje 

Macron akuzon zyrtarin izraelit për ndërhyrje në zgjedhje 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t'u ankuar për ndërhyrjen "e papranueshme" në zgjedhjet e fundit të Francës nga një prej ministrave të tij, ka raportuar Axios.

 

Drupal Ad

 

 

 

Duke folur për transmetuesin izraelit “Kan” në fillim të këtij muaji, Ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli shprehu mbështetjen për partinë Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen, aktualisht e udhëhequr nga Jordan Bardella. 

“Do të ishte e shkëlqyer për Izraelin nëse [Le Pen] do të ishte presidente e Francës. Sipas mendimit tim, do të ishte mirë për shtetin e Izraelit”, tha Chikli.

I pyetur nëse Netanyahu ishte dakord, Chikli u përgjigj : "Unë mendoj se Netanyahu dhe unë ndajmë të njëjtin mendim".

Intervista u zhvillua katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në Francë, në të cilat blloku centrist i Macron u detyrua të hynte në një partneritet de-facto me të majtët, të gjelbërit dhe komunistët për të parandaluar që Tubimi Kombëtar të fitonte një shumicë të plotë.

Një ditë pas intervistës së Chiklit, Macron telefonoi Netanyahun për t'u ankuar se komentet e ministrit ishin "të papranueshme" dhe përbënin ndërhyrje në zgjedhje. Ky lajm është bërë me dije të martën nga reporteri i “Axios”, Barak Ravid.

Netanyahu e siguroi Macronin se ai kishte udhëzuar të gjithë ministrat e tij që të përmbaheshin nga komentimi i zgjedhjeve në Francë. Zyra e Netanyahut dhe ambasada franceze në Izrael refuzuan të komentojnë mbi këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy