Shkupi ra dakord që në vitin 2008 me emrin Republika e Maqedonisë Veriore (VIDEO)

Shkupi ra dakord që në vitin 2008 me emrin Republika e Maqedonisë Veriore (VIDEO)

Republika Veriore e Maqedonisë nuk është version i ri për ndryshimin e emrit, që synohet të zgjidhë kontestin me Greqinë. Që në vitin 2008, Shkupi zyrtar ka dhënë pëlqimin për ndryshim të emrit kushtetues në "Republika Veriore e Maqedonisë" "nën kushtin që ajo të përfshijë njohje të gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas", thuhet në një dokument të ambasadës amerikane në Shkup, të publikuar nga Wikileaks, raporton "Kathimerini".

Dokumenti është përpiluar nga ambasadorja e atëhershme amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanoviç.

Dokumenti tregon se qëllimet e Maqedonisë nuk kanë ndryshuar shumë në dekadën e fundit dhe se në masë të caktuar janë arritur me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në qershor të këtij viti.

Në pjesën e parë të dokumentit përmendet se Millovanoviç konkluzionet e veta i ka prezantuar pas bisedimeve me presidentin dhe kryeministrin e atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe Nikolla Gruevski, dhe thekson se kushtet ishin të pranueshme për vendin.

"Ambasada e SHBA-së në Shkup vlerëson se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme për shkak të hapjes së rrugës për në NATO dhe anëtarësimit në BE të dakordohet me emrin Republika Veriore e Maqedonisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare", ceket në dokumentin e ambasadës amerikane në Maqedoni, tek i cili kishte ardhur Wikileaks.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy