
Nuk do të ngrihen akuza penale për vdekjen e këngëtarit amerikan Prince, në prill të vitit 2016, thanë prokurorët.
Këngëtari, 57 vjeç, ka vdekur nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid shumë herë më i fuqishëm se heroina.
Prokurorët në Minesotë thanë se tableta që përmbajnë drogën janë gjetur në shtëpinë e tij, por ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë burimin.
Ata thanë se nuk kanë gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme.
Prince është gjetur pa ndjenja në shtetin e Minesotës, më 21 prill, 2016.
Prokurorët i publikuan gjetjet e tyre të enjten, pas një hetimi dyvjeçar të vdekjes së ikonës së popit.
Avokati i Carver County, Mark Metz, tha se provat treguan se Princi mendonte se po merrte drogën me recetë, Vicodin, kur në të vërtetë ai po merrte një pilulë të falsifikuar Vicodin, e mbushur me fentanil potencialisht vdekjeprurës.
"Në të gjitha gjasat Prince nuk kishte asnjë ide se ai po merrte një pilulë të falsifikuar që mund ta vriste atë", tha Metz për gazetarët.
Dëshmitë treguan se Princi kishte përjetuar prej vitesh dhimbje të konsiderueshme dhe qindra ilaçe të llojeve të ndryshme u gjetën në shtëpinë e tij.
Sipas BBC, hetuesit thanë se kjo nuk ishte droga që vrau popstar
Këngëtar, kompozitori, dhe shumë-instrumentalisti, Prince regjistroi më shumë se 30 albume. Hitet e tij më të njohura ishin, Let's Go Crazy dhe When Doves Cry.
Ai ishte një shkrimtar dhe interpretues që nga mosha e re, dhe thuhet se shkruajti këngën e tij të parë që kur ishte shtatë vjeç.



