
Rreth 20 mijë njerëz, përfshirë turistët dhe pelegrinët, janë evakuuar nga zona e shenjtë e malit Amarnath, në Kashmir, për shkak të një alarmi sigurie.
Vendimi i pazakontë u mor nga pushteti vendor bazuar në informacionin e inteligjencës në lidhje me kërcënimet terroriste me synim pelegrinët. Personat e evakuuar u dërguan në kryeqytetin Srinagar falë dhjetëra autobusëve specialë. Nga atje ata do të nisen për në destinacione më të sigurta.



