Ndërkohë që korispondenti italian i rrjetit televiziv Sky, Angelo Mangiante ishte duke komentuar live nga Parisi reagimin e shtypit francez ndaj performances të Pogba në ndeshjen me Zvicrën, diçka e pazakontë ka ndodhur në shpinën e tij. Një burrë me ngjyrë hyri në kuadrin e telekamerës duke u ndjekur këmba këmbës nga dy policë francezë, duke trembur pakëz gazetarin por edhe duke spostuar krejt argumentin e lidhjes direkte.
Ky incident tashmë ka hyrë në repertorin e “bëmave” që duhet të asistojnë gazetarët në lidhjet e tyre direkte nga terreni por edhe mund të konsiderohet si një nga videot më gazmore të këtij Kampionati Europian.
Ashtu siç komentoi live dhe vetë Mangiante, bëhet fjalë për një vjedhje në transmetim direkt, ndërsa hajduti u kap vetëm pak sekonda pasi i kaloi pas shpine.



