Të paktën 35 shkolla janë mbyllur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Atikës në Greqi, për shkak të një kërcënimi për sulme me bomba që ato kanë marrë nga persona ende të paidentifikuar.

Autoritetet janë ngritur në këmbë dhe po verifikojnë të gjitha kërcënimet, pas njoftimeve që morën nga shkollat se kishin marrë një email me përmbajtje shqetësuese.
Deri në këto momente, të gjitha kërcënimet kanë rezultuar false, teksa autoritetet po vijojnë me hetimet për gjetjen e autorëve të këtyre e-maileve, që mendohet se vijnë nga jashtë Greqisë.
Mesazhi duket se vjen nga një vend i huaj, ndërkohë që masiviteti i dërgimit të tij edhe në njësitë shkollore që aktualisht nuk funksionojnë, tregon se qëllimi i mesazhit është të krijojë shqetësim te qytetarët.



