Urë e re ekologjike për këmbësorë që lidh dy parqe në Stamboll

Urë e re ekologjike për këmbësorë që lidh dy parqe në Stamboll

Deri në fund të muajit qershor pritet të përfundojë “Ura Ekologjike për Këmbësorë” në Stamboll, e cila do të lidh Parkun Gezi në lagjen Taksim me Parkun Maçka në Harbije dhe e cila do të kalojë mbi bulevard, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Kryebashkia e Stambollit, përmes urës për këmbësorë do të mundësohet një tërësi ekologjike, kurse në aspektin hapësinor, do të lidhen pjesët e dy parqeve.

Po ashtu, Sheshi Taksim do të lidhet me rajonin Harbije përmes Parkut Gezi.

Ura Ekologjike për Këmbësorë në Parkun Gezi do të jetë e gjatë 32 metra dhe e gjerë 9,6 metra mbi bulevardin Asker Ocağı.

Ura do të ketë shumëllojshmëri bimësh dhe do të jetë e shtruar me bar.

Projektin e Urës Ekologjike për Këmbësorë e ka realizuar Drejtoria Turke e Projekteve Infrastrukturore, kurse për ndërtimin e saj kujdeset Drejtoria e Çështjeve Ndërtimore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy