Klosi: PS do të shkojë me rezultat fitues në 61 bashki. Pas 31 vitesh kemi përballë parti që nuk kanë vulë e strukturë  

Klosi: PS do të shkojë me rezultat fitues në 61 bashki. Pas 31 vitesh kemi përballë parti që nuk kanë vulë e strukturë  

I ftuar në emision “Të Paekspozuarit” në MCN tv, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, tha se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët janë më të fortë dhe të organizuar se kurrë, teska presin fitore në të 61 bashkitë e vendit.

Sipas Klosit, PS nuk ka faj që edhe pas 31 vitesh demokraci, ka përballë parti që nuk kanë vulë e strukturë.

Ne jemi më të fortë sepse jemi më të organizuar sepse punojmë gjatë gjithë kohës qe në momentin kur caktohen zgjedhjet, bëjmë sondazhe, bëjmë përzgjedhje kandidatësh me kohë, sipas ligjit 45 ditë para zgjedhjeve.

Besoj se në këtë garë do të shkojmë me rezultat pozitiv në 61 bashkitë e vendit, edhe Shkodrën e morëm në 2019. Ata do të humbasin se ne jemi më të fortët, pastaj ata që kanë një forcë dhe ndjesinë për qytetin që fiton, bashkohen me ata që fitojnë, nuk bashkohen me humbësin.

Nuk ka dyshim që p.sh. në Shkodër, siç ndodh në Kukës e gjetiu, një socialist do të qeverisë më mirë së një demokrat, njerëzit e kuptojnë se kush nuk ka vulë, nuk ka personazhe, nuk ka organizim, pas 31 vitesh kemi përballë parti që nuk kanë një vulë, një strukturë.

PS mund të humbasë vetëm aty ku mund të bëjë gabime vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy