113 ditë në Azi, Elsa rrëfen për udhëtimet vetëm rreth botës: Ditët më të bukura të jetës sime

113 ditë në Azi, Elsa rrëfen për udhëtimet vetëm rreth botës: Ditët më të bukura të jetës sime

Blogeria e udhëtimeve Elsa në një lidhje skype nga Italia me “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer për eksperiencën e saj më të fundit në Azi ku ka qëndruar për 113 ditë duken i konsideruar dhe ditët më të bukura të jetës.

Ajo tha se ditët e para është ndjerë disi keq madje dhe ka qarë, por kur zgjohej në mëngjes dhe mendonte për vendet që do të vizitonte shtyhej për të qëndruar.

Elsa tregon se ka vizituar 71 vende të cilat sëbashku kanë krijuar një nga eksperiencat e saj më të bukura duke u njohur dhe me traditat e shumë vendeve.

Drupal Ad

 

 

 

Jeta në Evropë është gjithmonë në lëvizje të shpejtë për të bërë gjëra dhe kur udhëton fillon të shohësh gjëra të reja, qetësohesh, e merr si një moment relaksimi dhe eksplorimi.

Kam parë shumë vende të botës, por me Azinë kam një lidhje shpirtërore, janë njerëz shumë të qetë, ata e jetojnë jetën me buzëqeshje dhe këtë të transmetojnë, dashuri me shikim të parë dhe pse janë shumë të varfër.

Këto 113 ditë i kam kaluar totalisht vetëm, ndërsa ky udhëtim më ka bërë pak të ‘paskrupullt’ duke kërkuar nga udhëtarët e tjerë të më bëjnë foto ose video, ndërsa shumicat e tyëre i kam bërë vetë unë.

Prapaskenat janë ato gjërat më interesante. Ditët e para kam qarë dhe mendoja që do kthehem sepse nuk e realizoj dot vetëm këtë udhëtim. Azia mendoj se është shumë vend i sigurtë dhe njerëzit aty të gjenden dhe të ndihmojnë për çdo gjë.

Mendoj se jam ndjerë pak keq ditët e para se vazhdimisht nëna më shkruante ke ikur shumë larg, pse ke ikur kaq larg, pra më tepër është psikologjike. Jam sëmurur në Kamboxhia, por kisha marrë me vete çdo medikament të mundshëm.

Ndërsa në Vietnam më pickoi një insekt që më paralizoi pothuajse të gjithë pjesën e qafës, por ja dola dhe kaloi. Pas një jave u rikuperova por nuk e ndërpreva misionin tim të udhëtimit.

Në Indonezi kam provuar kafen më të shtrenjtë, 12 dollarë e cila bëhej nga jashtëqitjet e kafshëve dhe pse nuk do ta besoni por mua mu duk si shije çokollate. Kur u ktheva në shtëpi pas 4 muajsh mendova se qeni im nuk do më njihte më, por jo, ndërsa familjarët nuk i kam takuar ende sepse unë jetoj në Milano, por së shpejti do të vijë dhe në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy