Teksa Ministria e Financave ka çelur garën për shitjen e kompanisë shtetërore, INSIG, parlamenti është përfshirë nga debate në lidhje me shitjen e saj.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kompania shtetërore INSIG po shitet me një çmim shumë më të ulët se sa e kanë vlerësuar kompanitë ndërkombëtare. Në garë për të blerë kompaninë shtetërore INSIG janë 7 kompani, mes tyre, Kastrati Grup, Sigal dhe Balfin Grup i Samir Manes.



