Siguria në punë, Çaushi: Institucionet shtetërore nuk i bëjnë kontrollet siç duhet. Ndarja e përgjegjësisë është e paqartë

Siguria në punë, Çaushi: Institucionet shtetërore nuk i bëjnë kontrollet siç duhet. Ndarja e përgjegjësisë është e paqartë

Tanush Çaushi, kreu i Unionit të Inxhinierëve tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se në Shqipëri ende ka moszbatim të masave të sigurisë në punë edhe në gjërat më minimale. 

 

Sipas Çaushit, nuk mjafton një skelë apo një helmetë në kokë, por duhet që punonjësit të jenë të trajnuar për ta përballuar punën nga pikëpamja e sigurisë. 

 

Në Shqipëri disa elementë kanë ardhur duke u përmirësuar, por ende kemi moszbatim të masave të sigurisë në punë edhe në gjërat minimale. 

 

Nuk mjaftojnë gjërat e përgjithshme, nuk mjafton të vendosen helmetën në kokë apo skelat, por duhet që edhe instruksionet të jenë të duhurat.

 

Një punonjës duhet të jetë i mirë trajnuar që ta përballojë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë. 

 

Ende mungon zbatueshmëria. 

 

Më tej Çaushi tha se institucionet shtetërore nuk i bëjnë kontrollet siç duhet. Sipas inxhinierit duhen bërë ndryshime në ligjet ekzistuese për ndarjen e riskut. 

 

Ndarja e riskut e përgjegjësisë është e paqartë në ligjet ekzistuese. Nuk ka ndarje të qartë të përgjegjësive. Ne jemi punonjës të investitorit. A duhet të ketë investotiri përgjegjësi që nuk ka siguruar masat e nevojshme në kantier? Nëse s’kam buxhet i kam duart e lidhura. Varet nga investitori. 

 

Institucionet shtetërore nuk i bëjnë kontrollet siç duhet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy