Aksident i rëndë në Vlorë/ Furgoni me punëtorë del nga rruga, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Vlorë/ Furgoni me punëtorë del nga rruga, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Aksident me pasojë një të vdekur dhe katër të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë- Llogara, ku një furgon që transportonte punonjës ndërtimi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë betoni.

 

Sipas të dhënave paraprake, mjeti drejtohej nga 22-vjeçari Sako Rexha dhe ishte në lëvizje drejt vendit të punës në momentin e aksidentit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në furgon.

 

Për nxjerrjen e të plagosurve, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes pjesëve të deformuara të mjetit, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat prenë pjesë të karrocerisë dhe sediljeve.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 52-vjeçari Ilir Haka. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, Sako Rexha, 22 vjeç, si dhe Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, dhe dy persona të tjerë. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy