Libani regjistron rastin e dytë të konfirmuar të infeksionit të koronavirusit. Njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë libaneze, duke thënë se bëhet fjalë për një paciente, e cila u kthye nga Irani më 20 shkurt në të njëjtin fluturim me të cilin erdhi edhe gruaja që rezultoi e para pozitive me virusin Covid-19. Pacientja e dytë u shtrua gjithashtu në spitalin Rafiq Hariri në Beirut, për t’u mbajtur në vëzhgim në vazhdim.



