Rama: U gjetëm të papërgatitur, nuk ka taksë pa u zgjidhur çështja e banorëve të zonës (VIDEO)

Rama: U gjetëm të papërgatitur, nuk ka taksë pa u zgjidhur çështja e banorëve të zonës (VIDEO)

Në fjalën e tij në seancën e sotme, kryeministri Rama pranoi se qeveria ishte e papërgatitur për reagimin e qytetarëve të Kukësit në lidhje me tarifën e Rrugës së Kombit. Rama tha se nuk do të aplikohet pagesë për këtë rrugë deri në momentin e zgjidhjes së çështjes së banorëve të zonës.  

“Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj. Nuk ishim të përgatitur për këtë reagim legjitim të banorëve të Kukësit, nuk kishim intitutën e mjaftueshme. Jemi ulur në bisedime me ministrin dhe kompaninë në fund të muajit shkurt për të adresuar një zgidhje”, tha ai.

Duke komentuar mungesën e opozitës në seancën e sotme, kreu i qeverisë tha se PD-ja dhe LSI-ja po e shfrytëzojnë këtë moment për përfitim politik.

“Fatkeqësisht opozita nuk është këtu sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese në perceptimin e banorëve të zonës së Kukësit, por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj. Duke qenë se opozita nuk është këtu unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës. Shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy