Impiante për mbetjet në hotele/ Çipa: Në Sarandë askush nuk e ka instaluar. Mungon koha, hapësira dhe trajnimi për implementim (VIDEO)

Impiante për mbetjet në hotele/ Çipa: Në Sarandë askush nuk e ka instaluar. Mungon koha, hapësira dhe trajnimi për implementim (VIDEO)

Njësive hoteliere që operojnë në Durrës dhe Jug të vendit, u është kërkuar sërish nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime, instalimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura. Ky është njoftimi i dytë që u bëhet operatorëve turistikë në vend.

Këtë vendim, kryetari i Shoqatës së tur-operatorëve në Sarandë, Arben Çipa, në një komunikim për ‘MCN lajme” e cilëson si te drejtë por të pamundur për t'u implementuar tani nga subjektet turistike.

Sipas tij, asnjë subjekt në bregun e Sarandës nuk i ka instaluar ato, për shkak të faktorëve që nuk janë në anën e tyre, si koha fizike, mungesa e hapësirave për instalimin e tyre dhe mungesa e një trajnimi për këto impiante.

Kjo çështje është rikthyer si çështje dhe nëse do më pyesni se cili është mendimi jonë është ai që ka qenë edhe më parë, është ajo që çka është në fuqi dhe në opinion edhe për çështje kohe edhe në investim dhe çështje kohë nuk mund të ndryshojmë diçka. Kështu që jemi në pritje të asaj që kemi depozituar Gjykatës Administrative dhe në këtë momentet nuk ka zhvillim nga sektori privat.

Nga informacioni që kam personalisht, nuk di që dikush nga operatorët të ketë instaluar këtë impiant, për arsye se koha fizike jo vetëm ajo, por edhe mundësitë për instalimin e impiantit të kësaj natyre janë të pa mundura sidomos në Sarandë sepse këtu hapësirat nuk ekzistojnë.

Poashtu duhet bërë një trajtim krejt ndryshe pra duhet kohë fizike nëse do duhej të ndodhte kjo gjë, por jemi pas në të gjitha drejtimet, me kohën, me shërbimet që kemi marrë përsipër, me hapësirat që ekziston ose nuk eksitojnë apo me një projekt që nëse do të ndodhte dhe ne do duhej të jemi të detyruar ti implementojme do duhej të behej një studim për hapësira dhe çdo gjë tjetër.

Nuk është e lehtë, nuk e themi se e themi, por e themi se duhet thënë dhe kjo është situata.

Çipa thotë se nuk kanë asgjë kundër implementimit të këtij projekti dhe ligjit, por subjektet që nuk aksese me rrjetin e kanalizimit e kanë të pamundur të implementojnë tani sepse i penalizon pjesa teknike.

Ne nuk jemi kundër ligjit, se thotë duhet të instalohet  dhe implementohet nga subjekte që nuk kanë aksese në rrjetin e kanalizimit, dhe nëse nuk kanë akses në subjekt që kane akses në bregun e lumit ose të detit.

Ata që kanë afër duhet implementuar  është zgjidhje për mberotjne e dhe ruajtjen e ambientit por është pjesa teknike që diskutohet për tu implementuar në subjektet përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy