Stela Kordilli specialiste bimësh në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për disa ide dhuratash për festën e Shën Valentinit.
Trëndafilat e balsamosura dhe çokollatat janë disa dhurata epike të cilat rrojnë edhe përgjithmonë të mbajtura si dekore në shtëpi.
Ajo tregon se kemi dhe stilin trio me tri trëndafila që është shumë figurantë të cilat mund ti shoqërosh me disa çokollata apo tullumbace në formë zemre.
Një tjetër ide është edhe kompozimi me arusha pellushi në një çantë kartoni dhe shoqëruar me trëndafila apo tulipanë. Trëndafilat janë një lule simbol për këtë festë si dhe mbeten 'miket më të mira për vajzat.
Një tjetër ide janë dhe çantat transparente të mbushura me12 tulipanë që janë dhe numri perfekt për të dashuruarit. Historia e numrit 12 është që në takimin e parë çifti shkon me trëndafil tek, ndërsa në të dytin me trëndafil çift për të treguar se ai është lidhur.
Dhurohen në festën e Shën Valentinit 12 trëndafila që tregon se çifti ka krijuar raportin dhe janë të lumtur dhe kanë vendosur të jenë përgjithmonë bashkë.



