Albenc Sila, sipërmarrës dhe ekspert pasurish të paluajtshme tha në studion e emisionit MCN Economy se ka një rritje të çmimeve të apartamenteve të vogla 1+1.
Sipas Silës, arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve është Airbnb.
Ka një farë rritje. Duhet të ndajmë cilat apartamente janë rritur. Ka pasur një rritje për apartamentet e vogla, që janë dhomë dhe kuzhinë dhe që janë të investuara. Për apartamentet 2+1 që shkojnë tek vlerat 800-1200 euro nuk kanë pasur rritje. Është kërkesa. Rritja është gjithmonë nga kërkesa. Ka ardhur nga kërkesa e të rinjve që punojnë në Shqipëri, por edhe e të huajve.
Sidomos nga Airbnb ka qenë shkak kryesor që janë rritur çmimet.
Një apartament dhomë e kuzhinë në Bllok zor se e gjen.
Zonat më të kërkuara mbeten Blloku, zona e TVSH, qendra.



