Putin: Perëndimi nxit konfliktet në botë, përfshirë Ukrainën

Putin: Perëndimi nxit konfliktet në botë, përfshirë Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po ndjek një politikë aventureske dhe neokoloniale, duke gjeneruar vatra të shumta tensioni në mbarë botën, përfshirë Ukrainën.

"Edhe pse sfidat e sigurisë në secilën prej tyre ka specifikat e veta, përsëris se të gjitha janë krijuar në realitet nga aventurizmi gjeopolitik i Perëndimit dhe nga veprimet egoiste dhe neokoloniale”, tha Putin në një video-fjalim të transmetuar në Konferencën e 11-të të Moskës për sigurinë ndërkombëtare, raporton agjencia ruse Interfax.

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kryen agresion kundër Libisë, Republika e Afrikës Qendrore dhe Mali janë ekspozuar ndaj sulmeve të drejtpërdrejta nga grupe të shumta terroriste, tha Putin.

Ukraina është një shembull i mirë se ku po çon kjo politikë e hedhjes së benzinës në zjarr.

Duke pompuar miliarda dollarë në regjimin neo-nazist, duke i furnizuar ata me pajisje, armë dhe municione dhe duke dërguar këshilltarët e tyre ushtarakë dhe mercenarët, ata janë duke bërë gjithçka që munden për të nxitur më shumë këtë konflikt dhe për të përfshirë shtete të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy