Izolim/ Adoleshentët rrezikojnë të preken nga sindroma e Hikikomorit

Izolim/ Adoleshentët rrezikojnë të preken nga sindroma e Hikikomorit

Pediatri Massimo Capitoli, ka studiuar gjithmonë sjelljen e adoleshentëve. Urgjenca e Covid-19 është gjithashtu një periudhë që ai poe analizon. Epidemia ka ndryshuar sjelljet e adoleshentëve, zakonet e tyre tashmë që janë të mbyllur në shtëpi prej më shumë se një muaji.

Ato tashmë qëndrojnë më shumë të mbyllur në dhomën e tyre duke dëgjuar muzikë me kufje, në të shumtën e rasteve me volum të lartë, çka mund të shkaktojë probleme me dëgjimin. Përdorimi i tepruar i kufjeve me muzikë të lartë gjithashtu rrit rrezikun për dhimbje koke, probleme të përqendrimit, pagjumësi dhe çrregullime të humorit, deri në depresion.

Një rrezik i lartë për shumë adoleshentë është sindroma Hikikomori (rrezikojnë të mbyllen në vetvete dhe të mos përfshihen në shoqëri). "Një studim tregoi se adoleshentët prekin telefonin e tyre më shumë se 2600 herë në ditë, që i bie më shumë se një herë në minutë, pasi dita është e përbërë nga 1440 minuta. Ne gjithashtu konsiderojmë që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezatimit elektromagnetik që emetojnë smartfonët, tabletët dhe pajisjet e tjera, është përgjegjës jo vetëm për një rritje të temperaturës së trurit, i cili është veçanërisht i dëmshëm pasi është mosha më e ulët, por edhe për efektet e mundshme kancerogjene. ", shpjegon pediatri Capitoli.

Karantina ende nuk ka mbaruar ndaj duhet kujdes dhe të lihen mënjëanë telefonat në një pjesë të ditës, duke u angazhuar me aktivitete rekreative, thonë ekspertët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy