"Janari do të jetë i tmerrshëm". Ky është alarmi i ngritur nga imunologu amerikan Anthony Fauci, në ditën kur Shtetet e Bashkuara regjistruan rekorde të tjera infektimesh.
Fauci është shprehur se muaji janar pritet të ketë akoma dhe më shumë raste pasi vala e infektimeve që erdhi pas ditës së Falenderimeve sipas tij do të mbivendoset nga një tjetër valë që mund te vi pas festës së Krishtlindjes.
"Unë mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm sepse vala e Falënderimeve do të mbivendoset me valën e Krishtëlindjes, kështu që është plotësisht e mundur që Janari është muaji më i keq," shpjegoi ai në një intervistë me Newsweek.



