Zv.ministrja e Shëndetësisë: Shqipëria me asnjë rast koronavirusi, 45-vjeçari vdiq nga gripi sezonal

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Shqipëria me asnjë rast koronavirusi, 45-vjeçari vdiq nga gripi sezonal

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në Shqipëri nuk ka ende asnjë person të infektuar me koronavirus. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dha një deklaratë për mediat në të cilën tha se “nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi edhe Italinë, por kanë rezultuar negative.

“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127” tha ajo.

Ajo theksoi më tej se 45-vjeçari nga Berati humbi jetën në Sanatorium nga gripi sezonal.”Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”, u shpreh ajo.

Përndryshe, nga survejanca e përforcuar që është bërë në pikat kufitare gjatë 24 orëve të kaluara, janë monitoruar 4800 udhëtarë që kanë qenë me histori udhëtimi në vendet ku ka shpërthime komunitare përfshirë këtu edhe Italinë.

“Rekomandojmë edhe njëherë për të gjithë personat që kanë pasur histori udhëtimi në një nga vendet e prekura nga COVOD-19 dhe që shfaqin një nga shenjat e infeksionit viral, temperatura, kolla, rrufa, sidomos vështirësia në frymëmarrje të njoftojnë menjëherë numrin 127 të Qendrës Kombëtare të urgjencës për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprohet për të eliminuar dhe panikun dhe bërë atë që duhet bërë në këtë situatë në rrugë të drejtë. Është e rëndësishme për qytetarët që të jenë të vëmendshëm për higjenën personale “, shprehet zv.ministrja Rakacolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy