Gjyshe e mbesë tregojnë lidhjen e tyre të veçantë: Nëna më ka rritur, po dhe dashuri merr dashuri

Gjyshe e mbesë tregojnë lidhjen e tyre të veçantë: Nëna më ka rritur, po dhe dashuri merr dashuri

Gjyshe Leonora Kushtaj dhe mbesa e saj Anastasia Sevo në ‘Zgjohu me MCN’ kanë rrëfyer për lidhjen e tyre të veçantë gjyshe-mbesë.

Gjyshe Leonora tregon mallin për fëmijët dhe nipërit të cilët tani jetojnë në emigrim. Ajo tregon për jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar kur ishte e re për të rritur fëmijët, por tani është e lumtur që ata janë të gjithë të mbarë.

Kur ishte e vogël Anastasia bashkë me të motrën vinin nga Italia dhe për pushime i mbaja unë. Anastasian e veçoj pak nga të tjerët dhe më ka thënë që do më marrë dhe emrin.

Kam punuar 20 vite në furrë me krah se nuk kishte atëherë makineri, në Dukat, por një ditë kisha qenë për të mbledhur lule sherebelë dhe erdha e lodhur dhe Anastasia më priti me fjalët ‘e shtrenjta nënë sa më je lodhur’ dhe kjo më shplodhi mua. Po dhe dashuri merr dashuri.

Jam e lumtur që i kam fëmijët shumë mirë dhe pse kur kam qenë e re kam vuajtur sepse me 10 fëmijë është shumë e vështirë ti rrisësh, por jam një nënë e lumtur që i kam të mbarë.

Por atëherë ishte dhe koha që kishte shumë fëmijë, ndërsa sot nuk pranojnë as të martohen, por jeta nuk është leku, por fëmija. Më mërzit që largohen të rinjtë tanë dhe vijnë të huajt dhe thonë sa e bukur Shqipëria. Po të punosh dhe këtu jetohet.

Nga ana e saj dhe Anastasia rrëfen për pushimet e saj që i kalonte te gjyshërit, kohë të cilat i kujton me mjaft mallëngjim pasi ka mall për ato ditë. Ajo tregon se dhe tani kur vjen nëna i gatuan ushqimet më të mira të cilat asaj i pëlqejnë aq shumë.

Ajo është e bukura ime, zemra ime dhe më njeh nga zëri gjithmonë, e kemi si një kod tonin. Kur jam në Itali e ndjej shumë mungesën e saj sepse jemi rritur te gjyshërit sepse aty kalonim 3 muajt e verës.

Një episod që s’kam për ta harruar kur rrija te gjyshja është kur mora pjatat për ti larë dhe te shkallët më ranë të gjitha dhe i theva, por nëna nuk më bërtiti, por më tha nuk ka gjë se kemi të tjera, kjo mua më ngeli në mendje, por dhe që atëherë më është bërë si ves po nuk theva një pjatë apo gotë nuk më shkon s’jam e lumtur.

Kur vijë te nëna ajo më gatuan bukën e ngrohtë me ullinj që i dua shumë, në dimër më ndez atë zjarrin në oxhak dhe këto mua më shijojnë shumë. Unë jam shumë tip i ndjeshëm dhe çdo gjë që më ka treguar gjyshja kur ka qenë e re dhe sakrificat që ajo ka bërë me 10 fëmijët, shtëpi e vogël më prekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy